Open Source Conference in Tirana, Albania, 3, 4 May 2014

OSCAL, ose ndryshe Open Source Conference Albania, është konferenca e parë në Shqipëri dedikuar teknologjive open source si Wikipedia, Linux, WordPress, Mozilla etj. Pëmbajtja e konferencës konsiston në prezantime, trajnime dhe projeksione te ndryshme rreth teknologjive me burim të hapur dhe fushës së informacionit gjatë fundjavës së parë te muajit Maj, më specifikisht gjatë datës 3 dhe 4 Maj 2014. Konferenca konsiderohet e para në këtë fushë dhe pritet që pjesa më e madhe e të pranishmëve të jenë të rinj. Numri i partnerëve mediatik është në rritje e sipër gjë që do kontriboje dhe në numrin e konsiderueshëm të pjesmarrësve. 

Source: tiranaxxl