Tag Archives: Poloskë

100 vjet më parë – Korçë, 5 prill 1914 – Masakra e Ballamaçëve

Prill, 5, 1914 – Bëhet një luftë në Shënd-Elli, afër Korçës. Grekët kishin ardhur me ushtarë të rregullshim dhe me oficerë nga ana e Bilishtit; në mes të tyre ishte dhe ish-deputeti Bushio nga Serfixheja: ushtarët ishin më tepër se treqind me tri mitraloza; të tjerë grekë kishin dashur të vijnë nga Gryka e Mborjes, po kishin gjetur udhën të mbyllur. Grekët u thyen në luftë dhe u hoqnë prapë, duke lënë shumë të vrarë dhe dy mitraloza. Kumandari i grekëve ishte oficeri Mavraza. Atë ditë, brenda në Korçë, andartë të fshehur bënë disa vrasje. Në mes të tjerëve, therrën në një mënyrë çnjerëzore At Harallamp Ballamaçin, priftin Vllah, të vëllanë dhe kushëririn. Gjith’ atë ditë, grektë doqnë 64 shtëpi në Gracë, 16 shtëpi në Poloskë të Devollit, dhe 3 shtëpi në Verlen. Në Gracë masakruan gjashtë burra dhe tri gra, dhe doqnë të gjallë një burrë dhe një grua.

[Hartuar nga Mithat Frashëri, marrë nga Kalendari i Vatrës. i Motit 1918, redaktuar nga Fan S. Noli - f. 32, 33].