Tag Archives: VATRA

100 vjet më parë: 11, 12 prill 1914 – Nga Kalendari i Vatrës, 1918.

Prill 11, 1914 – Grekët ndonëse i kanë lëshuar disa vise të Toskërisë në duar të xhandarmërisë shqiptare me protokoll, duan t’i shkelin dhe t’i zaptojnë prapë me të pabesë. Qeveria greke dekllaron zyrtarisht që shkelësit nukë janë ushtarë të saj, po andartë të së vetëthënës “Qeveri Epirote”. Nga ana tjatër, raportet e oficerëve hollandezë provojnë se ata Epirotë nukë janë përveç se ushtarë grekë të vërtetë që ndërrojnë pak rrobat me ditje dhe me urdhër zyrtar të qeverisë dhe të oficerëve të tyre. Sot grekët i ranë Kuqarit, Pacomitit dhe Velçishtit afër Përmetit: u vranë tre nga tanët dhe tre u plagosnë.

 

Prill 12, 1914 – Bëhet një goditje në Grykë të Postenan-Lashovës. Grekët kundër fjalës së dhënë, duan të kapërcejnë kufirin e shënuar dorë pas dore. Vriten tre prej tanëve.

Arrin në Durrës Varatasi, qeveritar i Korfuzit, si ambasador nga ana e Greqisë dhe kërkon të bënjë një marrëveshje me qeverinë shqiptare për punën e Shqipërisë Jugore (Korçë, Gjinokastrë, Delvinë), të cilën grekët e quanin Epir. Madhështia e Tij, Mbreti e refuzon këtë proponim.

[Pas Midhat Frashërit, Kalendari i Vartrës i motit 1918, redaktor Fan S. Noli, f. 33].

Albania 100 Years Ago – 100 vjet më parë – Mars 1914 – Nga Kalendari i Vatrës i Motit 1918

Mars 3, 1914 – Madhështia e Tij, Princi Wied që ka pranuar fronin e Shqipërisê dhe do të mbanjë emrin Mbreti Wilhelm I, i telegrafon kryetarit të Komisionit të Kontrollit se me 7 të këtij muaji do të dalë në Durrës.

Një tejshkrim nga madhori Mustafa Arianiti na lajmëron se sot hyri xhandarmëria jonë në Korçë, e cila iu dorëzua prej oficerit grek kollonelit Kondulis.

Mars 6, 1914 – Në Odriçan oficeri grek fton oficerin shqiptar të vejë të marrë vendin. Po me të qasur xhandarmëria shqiptare, Grekët u hapin zjarrin me të pabesë: Vriten dymbëdhjetë shpirt dhe oficeri Qani plagoset.

Mars 7, 1914 – Madhështit’e Tyre Mbreti Wilheml i Parë dhe Mbretëresha Sofia ardhë në Durrës. Qyteti i tërë ishte në festë. U bë një pritje fort e bukur. Kishin ardhur delegatë prej çdo qyteti dhe prej kollonive jashtë Shqipërisë. Natën u bënë parada me flamur dhe me fenerë. Mbreti në krye të shkallës së Pallatit u jepte të fala botës. Të gjitha shtëpitë ishin ishin zbukuruar me fenerë. Mbreti disa dit me rradhë priti urimet e parësisë së delegacjeve që ardhë edhe prej Matit, Dibrës, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, etj.

Mars 10, 1914 – Njëqind xhandarë u nisnë prej Durrësit për në Vlorë që të ndodhen gati të venë në Sarandë kur ta lëshonjë Greku.

At Fan Noli bëri një shërbesë fetare në shesh përpara pallatit për nder të Mbretit. U ndodhë shumë njerëz, po Dhespoti kishte porositur që të mos gjendet asnjë i krishterë vendës.

Mars 13, 1914 – Në xhami të madhe të Durrësit u bë një lutje për Mbretin në të cilën u gjend Madhështia e Tij.

Mars 14, 1914 – Arriu në Durrês Turhan Pasha Përmeti, i thirrur prej Madhështisë së Tij Mbretit.

Mars 15, 1914 – U bë një lutje në Kishën Orthodokse për nder të Mbretit dhe të Mbretëreshës. Madhështitë e Tyre u ndodhën në Kishë me gjithë pasësit.

U formua kabineti: Turhan Pasha Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme; Esat Pasha Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës; Myfit Be Libohova i Drejtësisë; Dr. Turtulli i Mësimit; Dr. Adamidi i Financave; Aziz Pashë Vrioni i Bujqësisë; Hasan Be Prishtina i Postës dhe i Telegrafeve; Bib Doda i Punëve Botore. – Po Bib Doda nukë vajti në Durrës.

U bë një lutje në Kishën Katholike të Durrësit për Mbretin.

Mars 22, 1914 – Merret vesh se në anët e Gollobordës njerëzit e Esatit mbajnë prapë frymën fanatike dhe i paskan çuar fjalë Esatit: “Qysh e kishim fjalën?” Esati u paska çuar përgjigje se “Unë prapë n’atë fjalë jam, po pres kohën.”

Mars 26, 1914 – Trubullim në Starovë, lu njerëzit e Esatit, domethënë ata që ishin kryengritur kundër nënpretorit të parë, nuk lirojnë udhën e Korçës. Bëhet goditje në mes tyre dhe xhandarmërisë së Korçës.

 

 

Fan S. Noli in the Harvard List of Heads of States

Fan Stylian Noli, the founder of the Albanian Orthodox Church and the well-respected leader of VATRA and the Albanian-American community is mentioned at the Harvard University’s list of heads of states and prime ministers who graduated from the reputable university across the Charles River, in Cambridge, MA.

The complete list is here.

Pages of History 2 – On Fan S. Noli and VATRA in 1918

ON FAN S. NOLI AND VATRA IN 1918

[From the American Archives]

From a report of Agent V. J. Valjavec of the Bureau of Investigations, we learn about another little known Albanian newspaper in America at that time.  The report, apparently made out of New York City, was based upon the information obtained casually from an Albanian restaurateur with the last name of Karameta and with the address on West 37th Street. The report mentions also Fan Noli’s visit there, and where to obtain more information about the leader.

The partial copy of the report is below:

“V. J. Valjavec for August 27, 1918. Albanian.

Up until recently the Albanians of New York had a weekly newspaper, which was published in this city. The name of the paper was “Schipetaria” or “Albania”, but the paper, as well as the publishers and editors, moved now to Worcester, Mass. The manager of said paper is a certain Tsaro Kallarati, while the secretary is D. Baba.

Father Noli, mentioned in Agent Weiss’ reports, visits New York only once in a while and stops in Hotel McAlpin or Navarre for one or two days. His activities and connections in this city are not known to Karameta. However, some more information might be obtained from the Albanian leaders in Boston. Their names are: Kol Tromara, Ndreka Stavro, Goni Katundi, M. Bitincku, Angelo Sotir and Kosta Papa. Their addresses are not known to Karameta. However, they are well known among the Schipetars of Boston, Mass”.

Frosina welcomes the contributions of its distinguished readership to shed more light into the very interesting events and circumstances of the amazing efforts of the Albanian-American leaders and movement to preserve the independence and integrity of Albania at the end of WWI. Contributions form the descendants of the above mentioned individuals are most welcome.