Tag Archives: WWII

Albania to honor Albanian-American WWII Veterans

Ndërsa kërkesën e veteranëve shqiptaro–amerikanë të SHBA-ve nga Bostoni për ngritjen e një përmendoreje për amerikanët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, kryeministri Berisha  e vlerësoi shumë të drejtë dhe premtoi se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të diskutojnë ngritjen  e një përmendoreje në nderim të tyre.

“Zoti ministër i mbrojtjes, veteranët shqiptaro-amerikanë, të SHBA-ve nga Bostoni kërkojnë me shumë të drejtë që Shqipëri të ngrejë një përmendore për amerikanët e rënnë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo që është e veçantë, shumica  etyre kanë qenë shqiptarë amerikanë, pra duke e parë me pozitivitet këtë kërkesë, duke  e vlerësuar si një detyrim, ata kanë dërguar dhe listën e tyre. Në tërësi, ata kanë qenë oficerë të shërbimeve strategjike, të marinës, ose trupa të tjerë amerikane. Për këta ne duhet të ngremë një përmendore në nderim të kujtimit të tyre, nderim të veprës së tyre. Ata kanë rënë në Shqipëri, për tu bërë të pavdekshëm dhe për të mbetur ne memorien e kombit shqiptar dhe atij amerikan. Ndaj dhe së bashku me Bashkinë  e Tiranës, do të diskutojmë të ngremë  Albanian government discusses the raising of a monument honoring Albanian-American WWII veterans